Lajme

Paraqitet në gjykatën e Moskës gazetarja e cila doli kundër luftës së Rusisë në Ukrainë


Gazetarja e televizionit shtetëror rus, e cili organizoi një protestë kundër luftës në një program të drejtpërdrejtë lajmesh një ditë më parë është aktualisht në gjyq në Gjykatën Ostankino të Moskës.

Marina Ovsyannikova akuzohet për “organizim të një ngjarjeje publike të paautorizuar”, një akuzë administrative që mund të rezultojë në një gjobë deri në 30 mijë rubla, shërbim në komunitet ose deri në dhjetë ditë burg.

Sakaq sipas raportimeve gazetarja nuk po akuzohet sipas ligjit të ri të Moskës për “përhapjen e informacionit të rremë për forcat e armatosura të Rusisë”.

Më herët raportuam se avokatët e Ovsyannikova nuk ishin në gjendje ta gjenin atë, por një foto që qarkullon në rrjetet sociale duket se e tregon atë në gjykatë me një avokat.

Kjo është dita e 20-të e luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës. Kjo e fundit ka bërë një rezistencë të lartë kundër trupave dhe bombardimeve ruse.

Sipas OKB-së, mbi 2.7 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina dhe numri i ushtarëve rusë të vrarë nuk dihet ende – mendohet mbi 11 mijë.

Ndërsa rreth 2 mijë e 500 civilë janë vrarë vetëm në Mariupol nga bombardimet ruse – mes tyre edhe fëmijë.

Për të ndjekur zhvillimet e fundit të luftimeve Ukrainë-Rusi kliko KËTU

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore