Sport

Paralajmëron UEFA: Champions League dhe Europa League mund të zhvillohen me eliminim direkt


Për shkak se shumë shtete evropiane si masë parandaluese kundër COVID-19 kanë vendosur që të ndalin udhëtimet jashtë shteteve përkatëse ose mbylljen e kufijve, kjo mund të ndikojë direkt edhe në fazën me eliminim të kompeticioneve evropiane në futboll, që fillojnë pas 2 javësh me ndeshjet e Champions League dhe Europa League.

Kjo mund të ndikoj që ndeshjet që janë të parapara të zhvillohen me format vajtje – ardhje, të shndërrohen në ndeshje me eliminim direkt.

Në një dokument të publikuar, UEFA ka vendosur disa rregulla mbi këtë problem:

UEFA ka publikuar rregullat e COVID-19 të lidhura me fazën me eleminim të Champions League dhe Europa League. Me udhëtimin që është shumë i vështirë në 2021, ky do jetë informacion shumë i rendësishëm për vazhdimësinë e sezonit.

Që ndeshja të zhvillohet në kohën e përcaktuar, të gjitha klubet duhet të punojnë që të gjejnë veçime nga rregullat që kanë vendosur shtetet e tyre për ndalimet e udhëtimeve, si mbyllja e kufijve dhe kërkesat për karantinim. Këtu bëhet fjalë vetem për lokacionet e aprovuara nga UEFA për zhvillimin e ndeshjeve.

Klubet kanë kohë deri të hënën e ardhshme, 8 shkurt, që të informojnë UEFA-në nëse shteti i tyre ka pranuar kërkesën për veçim nga rregullat e COVID-19. Kjo përfshin gjithçka që mund të ndikoj në zhvillim e ndeshjeve knock-out.

Nëse rregullat e një shteti pengojnë që një ndeshje të zhvillohet sipas orari të paraparë:

Nëse klubi vendas është nga një shtet që ndalon udhëtimet nga jashtë, klubi vendas e ka të detyrueshme që të caktojë një vend tjetër për tu zhvilluar ndeshja.

Nëse klubi vendas dështon që të caktoj një vend tjetër për organizimin e ndeshjes, ai klub eliminohet me rezultat 3-0 në tavolinë.

Të njejtat rregulla si në pikën 4 dhe 5 aplikohen edhe për ekipin musafir, nëse shteti i tyre i ndalon që të udhëtojnë jashtë vendit.

Në të gjitha rastet, administrata e UEFA-së ka të drejtë të caktoj një vend tjetër për zhvillimin e secilës nga ndeshjet (që ballafaqohet me problemet e rregullave COVID-19). Ata do vendosin nëse ndryshohet orari i ndeshjeve, nëse ndeshja do zhvillohet ndeshja në një teren neutral, ose nëse do luhet vetëm një ndeshje për të caktuar fituesin (format i njejtë me sezonin 2019/20).

Faza knock-out fillon më 16 shkurt në Champions League, kurse me 18 shkurt në Europa League.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore