Paralajmërim për përdoruesit e telefonave Samsung, Huawei dhe Google të fshijnë disa aplikacione

Pronarët e telefonave Samsung, Huawei dhe Google janë paralajmëruar të fshijnë një sërë aplikacionesh të njohura.
E gjitha vjen pasi këto aplikacione mund të përmbajnë malware që vjedhin para.
Përdoruesit e telefonave inteligjentë dhe tabletëve Android janë paralajmëruar se një mori aplikacionesh mund të përmbajnë software-in keqdashës.
Ky grup i aplikacioneve gjendet në miliona telefona në mbarë botën dhe disa prej tyre mund të përmbajnë një gabim që mund të vjedhë informacionin personal të dikujt.
Po ashtu ka shqetësime se mund të vjedhin paratë e dikujt përmes shërbimeve të abonimit të përdorura në telefon.
Që nga viti 2020, janë instaluar thuajse 200 aplikacione me një lloj malware-i Harly. Ai u zbulua nga ofruesi i antiviruseve Kaspersky.
Ka pasur raportime që Harly është në gjendje të nënshkruajë përdoruesin e Android në një shërbim të shtrenjtë abonimi pa u kuptuar.
Këtë, duke vjedhur fshehurazi kodet e sigurisë së mesazheve me tekst.
Gjithashtu mund të verifikojë abonimet përmes telefonatave pa dijeninë e pronarit të telefonit dhe nëse nuk zbulohet, mund të mbarojë llogarinë bankare të dikujt pa u kontrolluar.
Kaspersky ka treguar se “që nga viti 2020 më shumë se 190 aplikacione të infektuara me Harly janë gjetur në Google Play”.
“Një vlerësim konservativ i numrit të shkarkimeve të këtyre aplikacioneve është 4.8 milionë, por shifra aktuale mund të jetë edhe më e lartë”, ka vijuar kompania.
Por si funksionon?
“Mashtruesit shkarkojnë aplikacione të zakonshme nga Google Play, futin kode me qëllim të keq në to dhe më pas i ngarkojnë në Google Play me një emër tjetër”, ka shpjeguar Kaspersky.
Sakaq, aplikacionet mund të kenë ende veçoritë që janë renditur në përshkrim, kështu që përdoruesit mund të mos dyshojnë për një kërcënim të mundshëm.
Prandaj dhe praktika më e mirë është të shohësh zhvilluesit e aplikacioneve dhe të përdorësh vetëm ata më të besueshmit dhe me reputacion.
Nga ana tjetër mund të ndihmojë edhe software-i antivirus i instaluar drejtpërdrejt në pajisje duke e lënë atë të pastër ndaj kërcënimeve. Edhe antivirusi duhet të shkarkohet nga një ofrues i besuar.
Mashtruesit kanë shpikur edhe aplikacione të rreme antivirus që bëjnë të kundërtën e mbajtjes së pajisjeve të sigurta.
Lista e plotë e aplikacioneve:
Pony Camera – Mbi 500 mijë shkarkime
Live Wallpaper&Themes Launcher – Mbi 100 mijë shkarkime
Action Launcher & Wallpapers – Mbi 100 mijë shkarkime
Color Call – Mbi 100 mijë shkarkime
Good Launcher – Mbi 100 mijë shkarkime
Mondy Widgets – Mbi 100 mijë shkarkime
Funcals-Voice Changer – Mbi 100 mijë shkarkime
Eva Launcher – Mbi 100 mijë shkarkime
Newlook Launcher – Mbi 100 mijë shkarkime
Wallpaper Screen Pixel – Mbi 100 mijë shkarkime
Marrë nga “Mirror”, përshtatur për “Albanian Post”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Dita më krenare në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë, thotë Rama
-
80% e deputetëve demokratë njohin Bardhin si kryetar të Grupit Parlamentar
-
Princi i Kurorës thotë se Arabia Saudite po i afrohet normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin
-
Escobar: Lajçak-u nuk do të largohet, dialogu nuk do të largohet