Vende

Parajsa me emrin Theth


Thethi është një ndër zonat më të bukura të Shqipërisë. Parku Kombëtar të Thethit, është një prej destinacioneve më mahnitëse të turizmit shqiptar. I vendosur mes majave të thepisura e i veshur nga një natyrë, e cila për këtë zonë ka rezervuar bukuritë më të mëdha, Thethi mund të duket si kartolinë, por është mëse i vërtetë.

Parku ndodhet në qendër të Alpeve të Shqipërisë, rrethuar nga Jezerca madhështore dhe majat e tjera imponuese të Bjeshkëve të Nemuna, aty ku njëherë e një kohë banonin zanat dhe orët, e jetonin krijesa mitike krenare. Mespërmes parkut rrjedh Lumi i Shalës, që bashkohet përgjatë rrugës me të tjerë përrenj duke dhuruar peisazhe spektakolare. Ndër monumentet natyrorë më mbresëlënës është Ujëvara e Grunasit (Thethit), që nga 30 metra lartësi bie nga shpatet plot vrull e magji. Pranë ujëvarës ndodhet Kanioni i thepisur i Grunasit, që falë ngushtësisë dhe ujit të kristaltë që kalon mes tij përgjatë 1 kilometri, krijon një atmosferë tejet intime.

Syri i kaltër është një tjetër pikë turistike që të lë pa fjalë. Kjo pishinë e madhe e kaltër është e zhytur në gjelbërim, dhe nga shpatet e maleve gjendet një grykëderdhje elegante që krijon vërtet një ambient përrallor. Kulla e braktisur që gjendet mbi Syrin e Kaltër, duket e vendosur enkas aty për ta bërë akoma më tërheqëse të gjithë panoramë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore