Kosova

Para tri institucioneve kërkohet drejtësi për Sebahate Morinën


Aksioni simbolik i organizatës “QIKA” dhe Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës.

Organizata “QIKA” dhe Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës, përmes një aksioni simbolik para tri institucioneve: Qeverisë së Kosovës, Prokurorisë së Shtetit dhe Policisë së Kosovës me thirrjen “Kundër shtetit që i vret gratë”, kanë kërkuar drejtësi për këtë rast.

Ky aksion vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila kishte konstatuar se institucionet kanë dështuar ta trajtojnë rastin e Morinës.

Adelina Berisha nga Rrjeti i Grave të Kosovës, bëri të ditur se kanë kërkuar përgjegjësi për dështimin e këtij rasti.

“Aksioni i sotëm është sepse ne e kemi parë që Gjykata Kushtetuese ka vendosur për disa shkelje që janë bërë nga institucionet tona në trajtimin e rastit të së ndjerës Sebahate Morinës”.

Aksioni simbolik i organizatës “QIKA” dhe Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës.

“Kemi dalë për me u bë thirrje të gjitha institucioneve që kanë përgjegjësi që menjëherë të marrin masat e duhura ndaj zyrtarëve që kanë dështuar ta mbrojnë të ndjerën”, tha Morina.

Më 14 korrik edhe Instituti i Kosovës për Drejtësi (KDI), kishte deklaruar se që Gjykata Kushtetuese është duke dështuar të shërbejë si gardian adekuat i Kushtetutës, duke vonuar të zgjidhë rastet në kohë të arsyeshme.

Kështu është shprehur në një komunikatë Instituti i Kosovës për Drejtësi.

“Dje, më 13 korrik 2022, u bënë një vit që kur rasti i njohur i të ndjerës Sebahate Morina u dërgua në Gjykatë Kushtetuese. E ndjera u vra nga ish-bashkëshorti i saj në lagjen Emshir në Prishtinë më 14 mars 2021, për çka fëmijët e saj iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese me pretendimin se autoritetet shtetërore kishin shkelur përgjegjësitë e veta duke dështuar të mbrojnë jetën e viktimës”, është thënë nga KDI-ja.

Sipas IKD-së, neglizhenca e një rasti të tillë tregon përgjegjësinë e institucioneve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore