Sport

Paqarada në mesin e 11-shes më të mirë të Kupës së Gjermanisë


Futbollisti kosovar, Leart Paqarada, ka hyrë në mesin e formacionit më të mirë të raundit të 1/16-ve të finales së Kupës së Gjermanisë.

Mbrojtësi nga Kosova, arriti të shënojë një gol dhe të dhurojë një asistim në ndeshjen që ekipi i tij, St. Pauli e fitoi me rezultat 2:3 ndaj Dinamo Dresden.

Paqarada është një nga futbollistët kryesorë te skuadra e St. Pauli-t, të cilët janë duke kaluar në formë mjaftë të mirë për tu ngjitur edhe në Bundesligën e parë gjermane.

Pjesë e 11-shes më të mirë të kësaj xhiro në “DFB Pokal” janë:

Në portë ndodhet Yann Sommer i Borussia Moenchegladbach, derisa në mbrojtje përveç yllit kosovar janë edhe Stafylidis i skudrës Bochum, mbrojtësi i Hamburg-ut, David dhe Oxford i Augsburg-ut.

Mesfusha përbehët nga Brandt i Dortmund-it, Geis i Koln-it dhe Pantovic i Bochum-it, i cili realizoi dy gola në fitoren kundër Augburg-ut.

Kurse treshja e sulmit përbëhet nga Embolo i Moenchegladbach, që shënoi dy gola Bayen-it, futbollisti i Armenia Bielefeld, Wimmer dhe Behrens i cili i dhuroi fitoren Union Berlin-it me dy gola të realizuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore