Kampionate

Paolo Maldini tregon prapaskenat e largimit nga Milani


Paolo Maldini

Ish-drejtori i zonës teknike të Milan-it, Paolo Maldini, ka folur sërish gjashtë muaj pas shkarkimit të tij nga klubi kuqezi. Ai e bëri këtë në një intervistë të gjatë për “La Repubblica”, gjatë së cilës foli për divorcin nga Milan-i, takimi vendimtar me pronarin e “RedBird” Gerry Cardinale dhe shumë të tjera.

“Nëse klubi është shitur për 1.2 miliardë (euro) dhe pronësia dëshiron të ndryshojë, ata kanë të drejtë. Por njerëzit dhe rolet duhet të respektohen. Më duhej të gjeja një marrëveshje për të drejtat e mia. Dashuria për Milan-in mbetet e pakushtëzuar. Informacioni nuk drejtohet drejt së vërtetës, kushdo që thotë të kundërtën e di se po gënjen veten. Për fat më duket se publiku nuk ndikohet”, ka thënë ish-menaxheri i kuqezinjve.

Më pas, italiani ka folur rreth merkatos së klubit dhe financave për transferimet.

“Asnjëherë nuk kam pasur, as nuk kam dashur fuqi nënshkrimi. Çdo blerje u miratua nga CEO dhe pronësia. Ne zgjodhëm lojtarët, ndonjëherë buxheti u zhduk. Është normale ndonjëherë të ndërhysh në zgjedhjet sportive, të cilat ndryshojnë balancat financiare. Akuza se nuk i ka ndarë është e padrejtë. Për (Zlatan) Ibrahimoviç duheshin shumë takime”, theksoi legjenda e klubit kuqezi.

Duke vijuar më tej, Maldini foli për shkarkimin e tij nga kuqezinjtë dhe situatën se si ndodhi.

“Gerry Cardinale më tha që Massara dhe unë u pushuam nga puna. E pyeta pse dhe më tha për marrëdhëniet e këqija me CEO (Giorgio) Furlani. Prandaj i thashë” ‘A të kam thirrur ndonjëherë për t’u ankuar për të? Kurrë’”, tregoi Maldini.

“Kishte edhe një ankesë prej tij për humbjen në gjysmëfinale ndaj Inter-it, por motivet më dukeshin paksa të dobëta. Objektivat sezonale ishin: eliminimi nga grupet e Champions League, një xhiro e kaluar në Europa League, kualifikimi në Champions League-n pasardhëse”.

“Gjysmëfinalja e Champions League solli të paktën 70 milionë (euro) më shumë të ardhura dhe rekord në sponsorë dhe bileta. Mjetet buxhetore të sapomiratuara kanë të bëjnë me vitin financiar 2022-23”, theksoi ai.

Për Cardinale, Maldini shton “se ne duhej t’i besonim njëri-tjetrit. Besoj se vendimi për të na shkarkuar ishte marrë muaj më parë dhe kishte nga ata që e dinin. Kontrata, dyvjeçare me opsion rinovimi, m’u dha më 30 qershor 2022 në orën 22:00. Shumë e papëlqyeshme për të na larguar pas Scudetto-s”.

Pronari i fondit “RedBird” kërkoi “të fitonte Champions League”, thotë Maldini. “I shpjegova se duhej një plan trevjeçar. Nga tetori deri në shkurt përgatita me Massara-n dhe një mikun tim konsulent: 35 faqe strategji të qëndrueshme dhe nevoja për një kërcim në cilësi, dërguar Gerry, dy prej bashkëpunëtorëve të tij shumë të ngushtë dhe CEO Furlani-t, por asnjë përgjigje”.

Maldini foli edhe për fazat e menaxhimit të tij dhe hapat e ndërmarrë për të arritur te Scudetto.

“Në 2018-19, (ishte) ekipi jo i ri dhe me performancë të dobët. Asnjë Champions League për gjashtë vjet, skuadër me vlerë rreth 200 milionë, paga 150. Në katër vitet e ristrukturimit me lojtarët e rinj shpenzimet e tregut neto nga transferimet (ishin) 120 milionë, 30 (milionë) në vit dhe 15 (milionë) për seancë, vlera e skuadrës u rrit në rreth 500 (milionë), pagat ranë në 120 (milionë) dhe më pas për tre vjet në 100 (milionë), pa u rinovuar me Calhanoglu dhe Kessie”, u shpreh Paolo.

“Dhe në fund të sezonit të kaluar, tre kualifikime radhazi të Champions League, titulli kampion pas 11 vitesh, gjysmëfinalja e Champions League pas 16 (vitesh), bilanc pozitiv pas 17 (vitesh). Por një sezon mjafton për të prishur punën e mëparshme”, shtoi ai.

Për buxhetin për sezonin 2023-24, ish-menaxheri thotë se “në mars nuk ishte diskutuar ende dhe nuk mund të presim qershorin për të planifikuar tregun e transferimeve. Pastaj, katër ditë para shkarkimit, Furlani me shumë turp më njoftoi për një buxhet të ulët”

“Pas largimit tonë, buxheti madje u dyfishua, pa shitjen e (Sandro) Tonali-t, dhe shuma e pagave më në fund është në përputhje me planin tonë, duhet të jetë bërë burim frymëzimi”, tregoi ish-kapiteni ndër të tjera.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore