Lajme

Panorama e vendeve të lira të punës nëpër Evropë


Ekzistojnë ende shqetësime për një mungesë të madhe të fuqisë punëtore paçka rënies së shkallës së vendeve të lira të punës.

Në Evropë, tregu i punës po tregon shenja rikuperimi nga pasojat e COVID-it, por është ende shumë larg përmbushjes së kërkesave.

Statistikat e fundit tregojnë një rënie të vendeve të lira të punës në tregun e punës, me rritje të punësimit edhe në tremujorin e dytë të vitit.

Shkalla e vendeve të lira të punës u ul nga 2.8 për qind në tremujorin e parë në 2.7 për qind.

Po ashtu shkalla e punësimit të grupmoshave 20-64 vjeç shënoi 75.4 për qind, një rritje e lehtë prej 0.1 pikë përqindjeje.

Megjithatë, kjo vjen dytësore ndaj prirjes më të gjerë: shkalla e vendeve të lira të punës afatgjata të BE-së ka vazhduar të rritet çdo vit, duke dështuar të përputhet me ofertën me kërkesën.

Shkalla e vendeve të lira të punës në BE ka vazhduar të rritet që nga viti 2020, kur shumë njerëz u pushuan nga puna për të ulur kostot për shkak të pandemisë.

Një raport i mëparshëm i Komisionit Evropian ka treguar se ekzistojnë mungesa të fuqisë punëtore dhe boshllëqe në aftësi.

Sipas raportit, krijimi i vendeve të reja të punës dhe nevoja për të zëvendësuar punëtorët që dalin në pension po shkaktojnë “mungesa”.

Këto mungesa ka të ngjarë të rriten, sipas raportit, me rënien e parashikuar të popullsisë në moshë pune nga 265 milionë në vitin 2022 në 258 milionë deri në vitin 2030.

Ndërkohë, ndër vendet anëtare të BE-së me shifra të disponueshme për Eurostat-in, Holanda ka shkallën më të lartë të vendeve të lira të punës në BE, me 4.7 për qind të totalit të vendeve të punës që ende duhet të plotësohen.

Kurse Bullgaria dhe Rumania shënuan vetëm një normë 0.8 për qind të vendeve të lira të punës në të njëjtin tremujor.

Ndër vendet e lira të shpallura online në të njëjtën periudhë, zhvilluesit e software-it dhe asistentët e shitjeve ishin më të kërkuarit.

Punët në reklamim, marketing dhe prodhim kishin gjithashtu një numër të konsiderueshëm vendesh të lira pune, përveç inxhinierisë dhe kërkimit dhe zhvillimit.

Krahasuar me normat e vendeve të lira të punës në tremujorin e dytë të vitit 2021 dhe 2022, shifra e këtij viti qëndron mes të dyjave.

Shkalla e vendeve të lira të BE-së qëndroi në 2.2 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2021, menjëherë pas hapjes së tregjeve kryesore.

Sakaq, arriti në 3 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2022 dhe ka filluar të bjerë që prej asaj kohe.

Statistikat mbarëkombëtare tregojnë luftën e kontinentit për të plotësuar pozitat, që shpesh i atribuohet mungesës së fuqisë punëtore të kualifikuar.

Referuar Eurostat, më shumë se 75 për qind e kompanive të BE-së luftojnë për të gjetur profesionistë me aftësitë e nevojshme për të plotësuar vendet e punës, duke penguar rritjen ekonomike.

Ligji i ri i imigracionit i qeverisë gjermane, i miratuar në gusht, synon të tërheqë punëtorë të kualifikuar jashtë BE-së për të luftuar mungesën brenda vendit.

Po ashtu qeveria daneze miratoi një vizë trevjeçare për studentët ndërkombëtarë që dëshirojnë të punojnë pas diplomimit të tyre për të plotësuar rolet.

Nga ana tjetër, rreth 27.5 milionë njerëz në fuqinë punëtore të BE-së kanë thënë se janë ose të papunë, që kërkojnë punë, por jo menjëherë të disponueshëm, ose ishin të disponueshëm, por nuk kërkonin punë.

Çka ka bërë që pak më shumë se 1 në 8 persona në BE të ekspozoheshin ndaj “plakjes” së tregut të punës, e përcaktuar nga ILO si “diferenca midis sasisë së dëshiruar të punës së punëtorëve dhe sasisë së punës së paguar në dispozicion”.

Shkalla e papunësisë në BE është në rënie që nga viti 2020, e shkaktuar “jo për shkak të rritjes së papunësisë, por për shkak të rritjes së numrit të njerëzve të disponueshëm për të punuar, por që nuk e kërkojnë atë”, sipas raportit të Eurostat.

Çka ka sjellë që pozicionet të jenë vakante, jo se ka ndryshime të rëndësishme në normat e vendeve të lira, duke përfshirë tremujorin e fundit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore