Serbia refuzon të japë informacione për arrestimin e shtetasit të Kosovës, sipas MPJD-së

Pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve kosovare për të marrë informacion zyrtar, shteti serb refuzon të japë përgjigje për ndalimin e shtetasit të Kosovës. MPJD informon vendet e QUINT-it dhe BE-në, ndërsa u bën thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet nëpër Serbi.