Lajme

Pandemia ka përfunduar në Kosovë, “mund ta themi lehtësisht”


Klinika Infektive.

Tash e dy vite një situatë kaq e qetë nuk ka qenë asnjëherë në Klinikën Infektive të QKUK-së.

Largimi i masave nga ministria e Shëndetësisë, për të luftuar COVID-19, ka krijuar përshtypjen që pandemia në Kosovë ka përfunduar.

Një situatë e tillë pothuajse është tejkaluar dhe vështirë që mund të përsëritet.

Pandemia mund të largohet por pasojat e saj janë afatgjate.

Që nga marsi i 2020 e deri në prill të vitit 2021, pandemia COVID-19 mori jetën e tre mijë personave.

Ndërsa, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka vlerësuar se numri i vdekjeve me COVID-19 në botë mund të ketë shkuar në rreth 15 milionë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore