Aplikacione

Pagesa për parkim në Google Maps


Aplikacioni Google Maps thjeshtëzon udhëtimin e përdoruesëve të tij duke u lejuar të paguajnë direkt nga aplikacioni parkimin ose transportin publik prej telefonit.

Agjensia e lajmeve, CNN, shkruan se përdoruesit mund të lidhin llogaritë e tyre të Google Maps-it me kushtet e Google Play-it dhe të kryejnë pagesa të lidhura me transportin pa e lënë aplikacionin. Kjo do të mundësojë që njerëzit të kursejnë kohë dhe të shmangin prekjen e sipërfaqeve të pajisjeve publike çka është me rëndësi gjatë periudhës së pandemisë.

Kompania ka bashkëpunuar me dy ofrues të teknologjisë, Passport dhe ParkMobile, të cilët do të mundësojnë lidhjen e aplikacionit Google Maps me matësit e rrugëve.

Lidhur me funksionimin, gjatë kohës që përdoruesit janë duke përdorur aplikacionin për të shkuar në destinacion, vet Google Maps-i do t’i nxisë ata të paguajnë për parkimin duke adresuar përdoruesin për matësin dhe kohën që do të parkojnë.

“Karakteristikat e reja janë veçse azhurnimi më i fundit i Google Maps-it i cili ka synuar të bëhet më shumë se sa thjesht një vend për të gjetur udhëzime”, thotë CNN.

Vitin e kaluar, në muajin dhjetor, Google-i shtoi mundësinë që bizneset e verifikuara të dërgojnë mesazhe direkte te konsumatorët përmes aplikacionit duke marrë parasysh faktin që një numër i madh kompanish mbështeten te ndërveprimet digjitale për të nxitur shitjet.

“Google Maps-i është një ndihmës i fuqishëm që lejon të përmbushni detyra gjatë gjithë ditës”, ka deklaruar kompania në një postim në blog.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore