
Evis Kushi, ministrja e Arsimit dhe Sportit, ka bërë me dije këtë të premte të 21 prillit se edhe për pedagogët do të nisë rritja e pagave nga 1 prilli.
Sipas njoftimit të ministres, që prej 1 prillit 2023, kufiri minimal i pagave të pedagogëve është rritur me 20 për qind, dhe ai maksimal me 30 për qind.
“Dje, pas mbledhjes se qeverisë, përpara zbardhjes së vendimeve, kemi patur një diskutim të gjatë veçanërisht për pagat e pedagogëve, dhe arritëm të mundësojmë që rritja që fillimisht e kishim planifikuar për vitin e ardhshëm, të realizohet që këtë vit dhe efektet e saj të fillojnë menjëherë që në datën 1 prill”, ka thënë Kushi.
Ajo ka theksuar se përtej rritjes nga buxheti i shtetit me 20 për qind, universitetet në varësi të të ardhurave të tyre mund ta rrisin më tej kufirin maksimal të pagave deri në 30 për qind.
Referuar Kushit, vendimi konfirmon angazhimin për mbështetjen e vazhdueshme të pedagogëve, “mbështetje e cila nisi që vitin e kaluar, me rritjen 15 për qind të pagës në muajin shtator”.
“Kam shumë besim që reformat që kemi ndërmarrë në arsimin e lartë, procesi i ndërkombëtarizimit, rritja e buxhetit për arsimim dhe rritja e vazhdueshme e pagave të pedagogëve do të reflektohet në rritjen e cilësisë në universitetet tona dhe rritjen e interesit të të rinjve tanë për studiuar e jetuar në Shqipëri”, ka shtuar Kushi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Qyteti ku çdokush mund të jetë spiun
-
SHBA-të dhe Shqipëria diskutojnë për mbrojtjen – konsultime kryesore dypalëshe në Tiranë
-
Nagorno-Karabakh, shkon në 125 numri i të vdekurve pas shpërthimit të depove të karburantit
-
Kurti: Vuçiçi është i fiksuar me Adem Jasharin – Milan Radojçiçin e projektonte si të tillë