Sport

Pagat e Bayern Munich: Sa fiton secili lojtar?


Kush është lojtari më i paguar në Bayern Munich? Duket se kësaj pyetje i është gjetur përgjigjja tashmë.

Sipas raportimeve të medias gjermane “Bild”, Sadio Mane, transferimi i kësaj vere i Bayern-it është lideri përsa i përketë pagesave te bavarezët.

Pas senegalezit, lista vijon me dy lojtarët e Kombëtares gjermane, Manuel Neuer dhe Thomas Muller.

Në episodin e fundit të podcast-it të “Bild”, “Bayern-Insider”, kreu i futbollit të tabloidit gjerman, Christian Falk, ka zbuluar pagat e raportuara të lojtarëve të Bayern-it.

Pagat më të larta te Bayern-i:

Sadio Mane – 22 milionë euro në vit

Manuel Neuer – 21 milionë euro në vit

Thomas Muller – 20.5 milionë euro në vit

Leroy Sane, Kingsley Coman – 20 milionë euro në vit

Joshua Kimmich – 19.5 milionë euro në vit

Serge Gnabry – 19 milionë euro në vit

Leon Goretzka – 17 milionë euro në vit

Matthijs de Ligt, Lucas Hernandez, Dayot Upamecano – 16 milionë euro në vit

Marcel Sabitzer, Alphonso Davies – 9 milionë euro në vit

Noussair Mazraoui, Ryan Gravenberch, Benjamin Pavard – 8 milionë euro në vit

Jamal Musiala, Eric Maxim Choupo-Moting, Tanguy Nianzou – 5 milionë euro në vit

Bouna Sarr, Mathys Tel – 4 milionë euro në vit

Josip Stanisic, Paul Wanner – 2 milionë euro në vit

Gabriel Vidovic – 1 milion euro në vit

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore