Kosova

“Pa implementimin e Asociacionit, vështirë të ecet para”


Ilustrim

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, është shprehur e bindur se pa themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe nuk do të mund të ecet përpara në procesin e dialogut i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Eurodeputetja gjermane e cila po qëndron në Kosovë për një vizitë zyrtare në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës, RTK, e ka quajtur hap drejt njohjes de facto nga Serbia, njohjen e targave RKS.

Sipas saj njohja e targave RKS nga Serbia mund të cilësohet si përparim të vogël në drejtim të duhur.

“Ajo çfarë duam të shohim dhe po punojmë në këtë drejtim, është pranimi i Marrëveshjes së Ohrit, dhe se qasja selektive që Serbia ka zgjedhur nuk është e pranueshme”, ka theksuar ajo.

Cramon duke folur për zhvillimet politike në Kosovë ka potencuar se “niveli i pjekurisë së demokracisë nuk varet vetëm tek stabiliteti i qeverisjes, por edhe te të drejtat që opozita i gëzon”.

“Në njërën anë është një gjë e mirë, ka një shumicë stabile në parlament, në anën tjetër, megjithatë niveli i pjekurisë së demokracisë nuk varet vetëm tek stabiliteti i qeverisjes por edhe të drejtat që opozita i gëzon dhe pastaj trajtimi se si ndërveprohet me opozitën dhe në këtë pikë do të thosha se gjerat do të mund të përmirësoheshin”, ka shtuar ajo.

Pas takimeve në Prishtinë, Cramon viziton Graçanicën

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore