Lajme

OVL e UÇK-së sërish paralajmërojnë protestë


Logoja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se të hënë e 6 qershorit  do të mbajnë protestë.

Ndërsa kanë bërë të ditur se të shtunën nga ora 11:00, në selinë qendrore të OVL- UÇK-së do të mbahet konferencë për medie.

“Ju njoftojmë se nesër me datë 04.06.2022 në ora 11:00 , në selinë qendrore të OVL UÇK-së do të mbahet konferencë për medie”, thuhet në një komunikatë të kësaj organizate.

Arsyeja e konferencës sipas këtij njoftimi është organizimi i protestës së të hënës nga Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së.

Logoja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Edhe me 12 qershor të vitit 2021, kjo organizatë kishte mbajtur protestë për arsyeje se konsideronin se institucionet e Kosovës nuk po i përfillin vlerat kombëtare.

Kryetari i OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, kishte thënë se kjo protestë po mbahet shkaku i fyerjeve që po bëhen ndaj UÇK-së.

“Për shkak të fyerjeve që po bëhen ndaj UÇK-së dhe në përkrahje të çlirimtarëve që gjenden padrejtësisht në dhomat e specializuara në Hagë”, kishte thënë Klinaku.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore