Sport

Overmars ka pësuar dëme të pariparueshme pas një goditjeje në tru


Drejtori i sportiv në Antwerp, Marc Overmars, pësoi një goditje të lehtë në tru më 29 dhjetor 2022. Klubi belg tha se ish-anësori i Ajax, Arsenal dhe Barcelona ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore pasi u dërgua në spital.

Overmars u emërua si drejtor sportiv i Ajax-it në vitin 2012, por u largua vitin e kaluar për shkak të mesazheve të papërshtatshme të dërguara kolegeve femra.

“Marc Overmars, Drejtori i Çështjeve të Futbollit në Antwerp, u sëmur mbrëmë dhe u shtrua në spital me një goditje të lehtë”, postoi Antwerp në rrjetet sociale muajin e kaluar.

Marc po bëhet mirë ndërkohë, por do të duhet ta marrë lehtë për një kohë”.

Sipas De Telegraaf, gjendja e Overmars është më e rëndë se sa ishte raportuar fillimisht pasi pësoi një goditje të lehtë në dhjetor.

Ish-lojtari i Barcelonës ka pësuar dëmtime “të pariparueshme” në zemrën e tij, e cila “mund të pompojë gjak vetëm në 30 për qind të vëllimit të saj normal”.

Shtypi holandez raporton se Overmars ka dalë nga spitali dhe tani po pushon në shtëpi.

Ndërkohë, The Mirror theksoi se Overmars do t’i duhet të paktën një vit për t’u rikuperuar dhe do të kërkojë mjekim për pjesën tjetër të jetës së tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore