Kosova

Osmani uron besimtarët ortodoksë për Krishtlindjet: Toleranca është vlerë tradicionale e shoqërisë sonë


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar qytetarët e komunitetit ortodoksë për Krishtlindje.

Përmes një komunikate nga Zyra e Presidencës, Osmani është shprehur se festat sikurse Krishtlindjet janë në funksion “të dashurisë dhe solidaritetit”.

“Të nderuar qytetarë të komunitetit ortodoksë, dua t`ju shpreh urimet e mia më të ngrohta për të gjithë ju që e kremtoni këtë festë! Dashuria, paqja dhe harmonia mbushtë zemrat dhe shtëpitë tuaja”.

“Festat sikurse Krishtlindja janë në funksion të dashurisë dhe solidaritetit  ndërmjet njerëzve”, është thënë nga Osmani.

Ajo tutje tolerancën e ka përshkruar si “vlerë tradicionale”, të shoqërisë.

Ilustrim: Krishtlindjet Ortodokse.

“Toleranca është vlerë tradicionale e shoqërisë sonë, ndaj jo vetëm në këtë ditë duhet ta mbështesim njëri-tjetrit dhe në të njëjtën kohë të kemi më shumë shpresë, besim e kurajo”.

“Lumturia, shëndeti e begatia qofshin gjithmonë me ju!”.

Ndryshe, Krishtlindjet Ortodokse, është njëra nga festat zyrtare në Kosovë.

Festat zyrtare në Kosovë, të përcaktuara me ligj, janë: Viti i Ri, Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Dita Ndërkombëtare e Punës, Dita e Evropës, Bajrami i Madh, Bajrami i Vogël, Krishtlindjet Katolike, Krishtlindjet Ortodokse, Pashkët Katolike dhe Pashkët Ortodokse

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore