Osmani takon kryediplomatët e Azerbajxhanit dhe Armenisë: Veprimet ushtarake duhet të ndërpriten menjëherë

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, njëherit kryesues i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Bujar Osmani, gjatë qëndrimit të tij në New York, është takuar me kryediplomatët e Armenisë dhe Azerbajxhanit, të cilëve u ka kërkuar që veprimet ushtarake të ndalen menjëherë.
Përmes një psotimi në rrjetin social X, Osmani ka treguar se ka pasur takime të veçanta me Ministrin e Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit, Xhejhun Bajramov, dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Armenisë, Ararat Mirzojan.
“Theksova se dialogu konstruktiv dhe gjithëpërfshirës është e vetmja rrugë drejt paqes së qëndrueshme”, shkroi.
Kryesuesi i OSBE-së pohoi se nevojat humanitare të popullatës lokale “duhet të mbizotërojnë dhe veprimet ushtarake duhet të ndërpriten menjëherë”.
Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit bëri me dije mesditën e 19 shtatorit se ka filluar operacionet “anti-terroriste” në rajonin e saj të shkëputur të Nagorno-Karabakh, nën kontrollin armen.
Tensionet kanë qenë të larta prej muajsh rreth enklavës etnike armene, e njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit.
Të vdekur janë të paktën 25 persona, përgjatë një operacioni ushtarak që Azerbajxhani ka nisur në rajonin separatist të Karanakhut, sipas autoriteteve armene në atë zonë.
Megjithatë, nuk specifikohet në këtë raportim, nëse të vrarët janë thjesht ata nga pala armene, apo nga të dyja kahet e luftimeve.
Ndërkohë nga Azerbajxhani është bërë me dije se kanë kapur 60 pika kyçe ushtarake në orët e para operacionale.
Armenia raporton 25 të vdekur, Azerbajxhani kap 60 pika ushtarake kyçe gjatë operacionit në Karabakh
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ministri izraelit i Ekonomisë do të garojë kundër Netanyahut në zgjedhjet partiake
-
Pritet të mbahet takimi për zbatimin e vendimeve të GJEDNJ, rastet përfshijnë dhe Shqipërinë
-
Spotify shkurton thuajse 1600 vende pune mes kostove në rritje
-
Dizajnerët italianë që po përdorin lëvoret e frutave për të krijuar orendi