Osmani takohet ndaras me 3 emisarët për Ballkanin Perëndimor: Zgjidhja e vetme për Kosovën është integrimi në strukturat euro-atlantike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në margjinat e Forumit të Prespës, ka realizuar takime të ndara me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar, Stuart Peach si dhe me emisarin special të Gjermanisë, Manuel Sarrazin.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Osmani, përmes një statusi në rrjetin e saj social në Facebook, ku ka theksuar se gjatë takimit me top-diplomatët të shteteve respektive ka ripërsëriut qëndrimin e Kosovës, se integrimi i saj në strukturat euro-atlantike është përgjigja e vetme për të parandaluar agjendën destabilizuese dhe ndikimin keqdashës të Rusisë dhe satelitëve të saj në rajonin tonë.

“Angazhimi i partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor është hapi i duhur drejt rienergjizimit të procesit integrues, i cili siguron paqen e qëndrueshme, sigurinë dhe demokracinë në rajonin tonë”, ka shkruar ajo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Linda Rama, distanca higjenike nga fuqia e së keqes dhe mungesa e ndërgjegjjes
-
Shqipëria vijon progresin në matjet e Indeksit të Demokracisë
-
Ukraina nuk mund ta rimarrë Krimenë së shpejti, thotë Pentagoni
-
Drejtori i RTK-së aktivist i Vetëvendosjes – kryetari i Bordit që e zgjodhi thotë që “nuk më bën përshtypje”