Lajme

Osmani pritet me ceremoni shtetërore në Slloveni


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe homologu Borut Pahor.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me ceremoni shtetërore në Slloveni, të hënën e 4 korrikut.

Osmani takimin e ka filluar me homologun, Borut Pahor.

Sipas njoftimit për media të Zyrës së Presidentes, kjo vizitë do t’i rikonfirmoi marrëdhëniet e shkëlqyeshme me Slloveninë, teksa me homologun Pahor, në një sërë aktivitetesh të përbashkëta, Osmani do t`i diskutoj mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dhe raporteve ndërshtetërore.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe homologu Borut Pahor.

Gjatë kësaj vizite, Osmani do të zhvillojë takime edhe me udhëheqës të Parlamentit të Sllovenisë si dhe të Këshillit Kombëtar.

Kurse Forcave të Armatosura të Sllovenisë, ajo gjatë qëndrimit në këtë shtet do t`ua ndajë një dekoratë për kontributin për paqe dhe siguri në kuadër të misionit të NATO-s në Republikën e Kosovës, në të cilin përgjatë viteve kanë shërbyer mijëra ushtarë slloven.

“Në agjendën e vizitës zyrtare të Presidentes Osmani në Slloveni do të jetë edhe takimi me mërgatën e Kosovës në Slloveni, ligjërata e organizuar nga Qendra për Perspektivën Evropiane dhe Bled Strategic Forum si dhe pjesëmarrja në shfaqjen “Zgjimi i pranverës”, bashkëprodhim i Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe Qendrës për Arte dhe Komunitet- Artpolis, e cila do të jepet në Teatrin e Nova Goricës”, thuhet në njoftim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore