
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është zotuar që shteti i Kosovës do t’i paraqesë në instancat më të larta ndërkombëtare problemet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Këtë zotim ajo e ka bërë gjatë takimit me delegacionin e Këshillit Kombëtar Shqiptar për Luginën e Preshevës, të përbërë nga kryetari i këshillit, Ragmi Mustafa, Lirona Zuka dhe Alban Alili.
“E keni mbështetjen time dhe ju siguroj se do të përpiqem që zëri juaj të dëgjohet”.
“Qytetarët e Luginës së Preshevës janë brengë e jona e përhershme, dhe do të ndërmarrim çdo veprim të mundshëm për t`i ndihmuar sa më shumë”, ka thënë presidentja Osmani.
Departamenti i informacionit i presidencës së Kosovës në njoftim tutje thotë se Presidentja ka shprehur gatishmëri për ta mbështetur këtë Këshill, duke shtuar se në vazhdimësi angazhohet për promovimin e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanovc.
Presidentja thuhet se ka adresuar problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët e Luginës, siç janë pasivizimi i adresave, mosnjohja e diplomave nga Serbia dhe problemet e vazhdueshme me punësimin, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Planet e zgjerimit të BE-së mund të testojnë nëse Unioni ende funksionon
-
Begaj garanton Lajçakun se Shqipëria do të luajë rolin e saj për uljen e palëve në dialogun Kosovë-Serbi
-
Kryeministri polak i ashpër ndaj Zelenskyt: Mos i fyeni më kurrë polakët
-
Osmani shpreson që shtetet e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik ta njohin Kosovën