
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për një vizitë dy ditore në Bullgari, me ftesë të homolgut të saj, Rumen Radev, njoftoi Zyra e Presidentit.
“Përveç takimit tête-à-tête me presidentin Radev, Presidentja Osmani do ta zhvillojë edhe një takim bilateral dhe më pas do ta kenë një konferencë të përbashkët për media”.
Përveç takimit privat me Radev, Osmani do të takohet edhe me kryetarin e Parlamentit të Bullgarisë, Vezhdi Romanov.
“Delegacioni i kryesuar nga Presidentja Osmani do të marrë pjesë edhe në darkën zyrtare presidenciale të shtruar nga presidenti Radev”.
Ndërkaq, Osmani do të nderohet nga kryetarja e Sofjes, Yordanka Fandakova me “Çelësin e Sofjes”.
“Në agjendën e vizitës së Presidentes Osmani në Bullgari është edhe ndarja e Medaljes Presidenciale Ushtarake për Forcat e Armatosura të Bullgarisë për kontributin e tyre në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s (KFOR) në Kosovë”, thuhet tutje.
“Në ceremoni do të jetë i pranishëm edhe presidenti Radev, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Dimitar Stoyanov dhe komandanti i Forcave të Përbashkëta të Armatosura të Bullgarisë, Valeri Tsolov”.
Kurse, në Universitetin “Shën Kliment Ohridski”, Osmani do të nderohet me mirënjohje, teksa para stafit akademik, diplomatëve të akredituar dhe studentëve do ta mbajë një diskutim, në të cilin do të flasë për paqen dhe prosperitetin nëpërmjet integrimit euroatlantik në Evropën Juglindore.
Departamentit të gjuhëve të përgjithshme, indoevropiane e ballkanike të këtij Universiteti, Presidentja Osmani do t`ia dhurojë një mirënjohje për kontributin e çmuar për studimin, zhvillimin dhe kultivimin e mëtejshëm të gjuhës shqipe.
Osmani, gjatë vizitës në Bullgari do ta ketë një takim edhe me mërgatën shqiptare që jeton e vepron në këtë shtet.
/Albanianpost.com-
Kanceri i qafës së mitrës, ndër 10 më të përhapurit në Shqipëri/ Mundësi unike nga SIGAL UNIQA që nuk duhet humbur nga gratë dhe vajzat
-
Sherr në lokal, adoleshenti plagos rëndë moshatarin
-
“S’e thyen as Millosheviç-in sanksionet”, propagandisti rus gëzohet me deklaratën e Milanoviç-it: Mirë që ka njerëz të tillë në Evropë
-
Fluturon, fluturon… Albin Kurti!