Lajme

Osmani në takim me Lajçakun, flasin për zgjidhje në procesin e dialogut


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në New York të enjten me të cilin ka biseduar për procesin e dialogut dhe zgjidhjen në këtë proces.

Këtë e ka bërë të ditur Lajçak përmes në një postimi në rrjetin social ‘Twitter’.

“Në New York takova presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe vazhduam diskutimin tonë për rrugën përpara në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe nevojën për zgjidhje konkrete”, ka shkruar Lajçak.

Takim ka pasur edhe me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, por nuk ka dhënë detaje rreth këtij takimi me Biden-in, teksa në fotografinë e publikuar shihet edhe bashkëshorti i Osmanit dhe gruaja e presidentit amerikan.

Osmani, takim ka pasur me presidentin e SHBA-së, Joe Biden si dhe me sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore