Kosova

Osmani: Liria s’do ketë kuptim pa drejtësi për 1133 fëmijët e vrarë


Vjosa Osmani dhe Bajram Begaj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në 25 vjetorin e çlirimit, ka përkujtuar mbi 1 mijë fëmijët e vrarë gjatë luftës, derisa ka theksuar se liria nuk do ketë kuptim pa pasur drejtësi për ta.

Këto komente, Osmani i ka bërë përmes një postimi në Facebook, pasi që, së bashku me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, ka bërë homazhe te memoriali i fëmijëve të vrarë gjatë luftës.

“Liria nuk do të ketë kuptim pa drejtësi për 1133 fëmijët e vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë, të cilëve iu pre jeta, ende pa e nisur mirë!”, ka shkruar e para vendit.

Ndryshe, çlirimi përfundimtar i Kosovës ka ndodhur më 12 qershor të 1999.

Kjo kishte ardhur pasi që kishte hyrë në fuqi Marrëveshja e Kumanovës, ku Serbia kishte nënshkruar kapitullimin.

Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje kishte nisur edhe tërheqja e forcave serbe nga Kosova.

Tërheqja e plotë e trupave serbe përfundoi më 20 qershor 1999.

Me hyrjen e trupave ndërkombëtare u mundësua edhe kthimi në Kosovë i më shumë se 800 mijë refugjatëve që ishin larguar dhunshëm nga regjimi serb.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore