Kosova

Osmani kërkon nga Holanda përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare


Presidentja Vjosa Osmani dhe ambasadorja e Holandës në Kosovë, Carin Lobbezo.

Pas kryeministrit Albin Kurti edhe presidentja Vjosa Osmani e ka pritur në takim lamtumirës ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Carin Lobbezo – të cilën e ka falënderuar për kontributin e saj dhënë për Kosovën.

Osmani ia ka treguar ambasadores Lobbezo rëndësinë që Holanda të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare.

“Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e përkrahjes së Holandës për të ardhmen euroatlantike të vendit tonë, duke u fokusuar në nevojën e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare, gjë që është në dobi të garantimit dhe respektimit të të drejtave të gjithë qytetarëve”.

Ndërkaq ka theksuar se Holanda mbetet “aleate e rëndësishme” e Kosovës.

“Presidentja Osmani falënderoi ambasadoren Lobbezoo për angazhimin e saj të vazhdueshëm për forcimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Holandës përmes projekteve dhe iniciativave të ndryshme. Presidentja theksoi se Holanda mbetet aleate e rëndësishme e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidencës.

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim lamtumirës këtë të premte ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo.

Kurti ka theksuar se marrëdhëniet janë forcuar edhe më shumë pas liberalizimit të vizave.

Në njoftim e Zyrës së Kryeministrit, bëhet e ditur se u diskutua edhe për përkrahjen e organizatave të shoqërisë civile në Kosovë përmes programeve dhe nismave të ndryshme.

Mbretëria e Holandës është njëra nga vendet e para që e ka njohur pavarësisë e Kosovës, vetëm dy javë pas shpalljes së saj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore