Kosova

Osmani kërkon më shumë angazhim nga institucionet për mbrojtjen e mjedisit


Presidentja Vjosa Osmani

Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së bashkëpunim me Zyrën e Presidencës, Komunën e Prishtinës, UNDP-në, Ambasadën e Luksemburgut, Ambasadën Japoneze, USAID dhe shumë partnerë zhvillimorë kanë shënuar Ditët e Tokës në Kosovë kjo me qëllim për të promovuar një mjedis pa mbeturina dhe potencialin e ekonomisë qarkore.

Gjatë kësaj ngjarje është prezantuar një strukturë e papërfunduar e lojërave, e cila është krijuar duke i ricikluar dhe i rindërtuar njësitë njëpërdorimshëm plastike.

Gjatë pjesëmarrjes së saj presidentja Vjosa Osmani u shpreh se institucionet janë të përkushtuar që të punojnë për problemet që lidhen më ndryshimet klimatike, mbeturina, shpyllëzimin dhe ndotjen e ujit.

“Ka një kohë që kemi filluar me aktivitete që janë për tokën. Në disa hulumtime që janë bërë të sfidave më të mëdha me të cilat jemi duke u përballur, ka rezultuar që probleme lidhen më ndryshimet klimatike, mbeturina, shpyllëzimin dhe ndotjen e ujit, këto e prekin edhe vendin tonë”.

Presidentja Vjosa Osmani

“Një gjë duhet ta kemi të qarët në trajtimin e këtyre çështjeve vetë nuk mund të ja dalim, duhet të bashkëpunojmë.  A kemi vullnet për të punuar në këtë drejtim, konfirmoj se po. A kemi resurse, konsideroj që na duhet bashkëpunim. Nuk ka asnjë alternativ tjetër. Të mbrosh tokën dhe mjedisin do të thotë, të mbrosh shëndetin, jetën dhe mirëqenien”, deklaroi ajo.

Edhe ministri i Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, deklaroi se fal partnerëve është arritur që të ketë zhvillime në përmirësimin e mjedisit ku jetojmë.

Teksa u shpreh se vendi ynë nuk ka qasje në fondet e Kombeve të Bashkuar për fatkeqësitë natyrore sikurse vendet e tjera.

“Zhvillimet e pas luftës në Kosovë kanë qenë të shpejta. Sot po orientohemi drejt një qëndrueshmërie të duhur. Ne duhet t’i falënderojmë partnerët tanë, që na kanë ndihmuar shumë në draftimin e ligjeve që kanë të bëjë për mjedisin. E tëra është e pamjaftueshëm nëse nuk bashkëpunojmë me të gjithë qytetarët”.

“Vendi ynë pavarësisht që po arrin t’i bëjë këto politika në mbrojtje të mjedisit, ne nuk kemi qasje në fondet e Kombeve të Bashkuar, jemi duke lobuar që të kemi qasje. Kemi vërshime e shumë probleme tjera, vendet e tjera marrin, fatkeqësisht ne duhet vetë që t’i mbulojmë këto me partnerët tanë”, tha ai.

Çështja e ndotjes së ajrit në Kosovë, ka kohë që është temë debatesh nga më të ndryshmet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore