Sport

Osimhen flet për interesimin e Manchester United-it


Victor Osimhen është një nga futbollistët më të përfolur kohëve të fundit, si dhe një nga lojtarët më të dëshiruar nga ekipet e mëdha evropiane.

Forma e mrekullueshme që po kalon me Napolin, ka bërë që shumë klube të mëdha të vihen në garë për transferimin e tij.

Ndër to është edhe Manchester United, të cilët thuhet se do ta përgatitin një “mega ofertë” për sulmuesin nigerian.

Lidhur me këtë çështje ka folur edhe vetë Osimhen, i cili nuk e ka mohuar që një ditë të transferohet te “Djajtë e Kuq”.

“Nuk e di se çfarë ka e ardhmja. Në fund të sezonit do të ulem me agjentët e mi dhe do të diskutojmë për këtë punë. Do të jem në bisedime edhe me Napolin”, ka thënë Osimhen.

“Unë jam jashtëzakonisht mirënjohës për Napolin. Ne do të gjejmë një zgjidhje të mirë së bashku”, shoti sulmuesi nigerian.

24-vjeçari ka shkëlqyer në këtë sezon me fanellën e Napolit, duke shënuar 23 gola dhe duke dhuruar pesë asistime në 27 ndeshje në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore