Në Rahovec nga 15 deri më 19 shkurt do të jetë festivali i basketbollit për Final 8 Kupën e Kosovës në basketboll.
Në këtë ngjarje shumë të rëndësishme për basketbollin e Kosovës do të garojnë tetë klubet e elitës së meshkujve, finalja e Ligës së Femrave, si dhe katër skuadrat më të mira në Ligën e Parë të Meshkujve.
Te Liga e Parë do të përballen Bora me Istogun dhe Neë Basket me Vushtrrinë, kurse finalja do të zhvillohet të premten.
Në çerekfinale të Final 8 të ditës së parë do të përballen Trepça-Vëllaznimi dhe Peja-Rahoveci. Këto përballje ishin edhe në xhiron e fundit të Prince Caffe Superligës, duke paralajmëruar se do të zhvillohen sfida interesante në Rahovec.
Të enjten po ashtu priten sfidë interesante mes Sigal Prishtinës e Bashkimit dhe Golden Eagle Yllit dhe Ponte Prizrenit.
Gjysmëfinalet pritet të jenë të zjarrta, ku takohen fituesi i Grupit D me atë A, si dhe fituesi i Grupit B me C.
Orari:
E mërkurë 15.02.2023
Ora 14:00 Bora – Istogu (Liga e Parë e Meshkujve)
Ora 17:00 Trepça – Vëllaznimi Grupi D
Ora 20:00 Peja – Rahoveci Grupi A
E enjte 16.02.2023
Ora 14:00 New Basket – Vushtrria (Liga e Parë e Meshkujve)
Ora 17:00 Sigal Prishtina – Bashkimi Grupi B
Ora 20:00 Golden Eagle Ylli – Ponte Prizreni Grupi C
E premte 17.02.2023
Ora 14:00 Ndeshja finale – Liga e Parë.
Ora 17:00 Gjysmëfinalja e parë – Grupi A – D.
Ora 20:00 Gjysmëfinalja e dytë – Grupi B – C.
E diel 19.02.2023
Ora 14:00 Finalja e Kupës së Kosovës në kategorinë e femrave.
Ora 17:00 Finalja e madhe e Kupës së Kosovës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com