Sport

Oran 2022: Atleti shqiptar, Burraj shkon në finale


Atleti që përfaqëson Shqipërinë në Lojërat Mesdhetare, Oran 2022, Franko Burraj ka arritur kualifikimin në finalen e garës së 400 metrave.

Finalja zhvillohet këtë të shtunë.

Shkodrani doli i dyti në baterinë tre, me kohën 46.26 sekonda. Ai ka regjistruar kohën e tretë më të mirë nga 18 atletët që morën pjesë në garë.

Gjithashtu, Burraj ka arritur të vendos rekord kombëtar në 400 metra. Ishte vetë ai që mbante rekordin e mëparshëm, por në kohën 46.48 sekonda.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore