Serb i vonuar

Metafizika e mimetikës dhe e të përngjajshmes: Një akt i pavetëdijes kulturore që, nën petkun e internacionalizmit, ushqen frikën prej tjetrit e përbuz ‘të ardhunin’—derisa fjala ta kthejë autorin n’“serb t’vonum”
Ismail Tasholli
Loading Icons...
test12

Serb i vonuar

Ismail Tasholli
Loading Icons...

Kur po shkruhej ‘statuti’ i Internacionales, Manifesti Komunist, Marksi me shokë p’e ndërtonin premisën e barazisë së prejardhjes, ‘Proletarët nuk kanë atdhe.’ Me siguri e ‘kanë mendu’ që edhe muhaxherët (‘refugjatët’) nji ditë kanë m’e përdorë këtë maksimë morale internacionaliste. Për m’u mbrojtë prej racizmave eventuale, kofshin diskursive, kofshin reale politike.

Sot Albin Kurti foli me sherr për muhaxherët, ‘të ardhunit’… edhe pse fjala e vetë ja nxen kryet. Vetë ‘i ardhun’… (auto-racizëm) Dje, vetë serbët ‘autoktonë’ i kan quajtë me përçmim ‘izbeglica’ ata serbë që kishin ikë prej luftës së Kroacisë e Bosnjës.

Pra, fjala ‘izbeglica’ nuk ka qenë veç përshkrim, por sleng kulturor përjashtues. Ni mënyrë për m’i nda ‘të ardhunit’ prej atyne që e konsideronin veten ‘të vërtetë’. Siç e thotë Anzulović, në analizat e tij socio-historike, të konteksteve të ndryshme politike, Serbia nuk e kapërcen traumën, por e kthen në strukturë identitare.

E njëjta strukturë logjike dhe identitare po përsëritet edhe sot te Albin Kurti internacionalist. Pse? Se Kurti s’osht përnime. As në teori, as në praktikë, as në internacionale, as në diskurs.
Osht njeri pa parime, veç me nevoja të pakufijshme për pushtet. Junk’eri i pushtetit.

Ndoshta ngjajshmëria e tij me botëpërjetimin kulturor serb (‘zyrtar’) të asaj kohe nuk vjen prej qëllimit politik, po prej ‘pavetëdijes kulturore’. Në shtresat e padukshme të mendjes së tij, ai bart të njëjtat reflekse që i kan ushqy shoqnitë autoritare në Serbi. Frikën prej ‘të tjetrit’, përbuzjen ndaj ‘të ardhunit’, dhe obsesionin me pastërtinë identitare.

Pra, (ndoshta) ngjashmëria s’osht as imitim i qëllimshëm, as rastësi. Osht mimetikë e pavetëdijshme, e dalun në n’kry si kod i vjetër kulturor. Në këtë kuptim, ai s’munet me kanë as internacionalist, as marksist, as i lirë prej kufijve të vetvetes.

Sepse pavetëdija e tij politike osht e përftume në të njejtin laborator kulturor që i ka prodhu fjalët ‘izbeglica’ e ‘të huaj’. Në laboratorin e frikës prej tjetrit.

E për këtë arsye, metafizika e mimetikës së tij s’osht ideologji, osht trashëgimi e pavetëdijshme që vjen nga ni kulturë politike që dojke m’i faru ‘të tjerët’ – tu e lexu Sartre’in. Oksimoron Diskursiv dhe ‘qenësim i shtramum’. Krejt atje diku thellë, në zgafellat e mendjes, ndoshta osht veç ni ‘serb i vonum’.

Sqarim: Ismail Tasholli është studiues i filozofisë. Teksti është botuar pa ndërhyrje.