“Republikë, nëse mund ta mbani.”-
– Kjo ishte përgjegjja e Benjamin Franklin ndaj pyetjes së Elizabeth Willing Powel: “Epo, Doktor, çfarë kemi, një republikë apo një monarki?”
1.
Lëvizja Vetëvendosje tue konsideru veten parti-shtet, sot përmes deputetes Albulena Haxhiut shpalli puçin institucional!
Udhën për puç ia hapi Presidentja Vjosa Osmani e cila, nuk ka folë për rrezikun për sigurinë kombëtare, kur – ishte deputete në Kuvend – âsht votu me 71 votë Radomir Laban dhe as kur me nji votë të Listës serbe u bâ Presidente e Kosovës?
Laban âsht pretekst për me e mbajtë të gjallë narracionin për çlirimin e veriut, paçka që kufinin verior dhe të krejt Kosovës, e ruen KFOR.
2.
Tash Presidentja pretendon se po ‘zbardhë’ dosje sekrete të AKIsë përkunder Ligjit për Inteligjencën që sanksionon operimin në publik e për interesa personale e politike, me informata të klasifikueme.
Presidentja Osmani, Lëvizja Vetëvendosje dhe Albulena Haxhiu (fatkeqësisht për demokracinë e Kosovës ishte Ministre e Drejtësisë dhe vazhdon me nèjt n’zyre në KONFLIKT TË HAPUN të Interesit (Neni 72 i Kushtetutës) nuk iu thanë qytetarëve se Laban bashkëpunon me BIAn serbiane as kur 12 deputetë të opozitës e kishin dërgue në Gjykatën Kushtetuese kontestimin e seancës së 13 korrikut 2023, të cilën Glauk Konjufca e thirri pa konsultime me kryesinë e Kuvendit, ku deputetët e Vetëvendosjes votuen disa ligje.
Opozita ka lypë që të gjitha me u zhbâ, sepse seanca u thirr në formë jo ligjore, porse
Gjykata Kushtetuese, me gjyqtar raportues piknisht Radomir Laban, vendos pro Glauk Konjufcës e kundër deputetëve opozitarë, duke gjetë se në këtë rast “s’ka çështje kushtetuese”.
Presidentja dhe partia e Kurtit njashtu duertrokitën kur Gjykata po me gjyqtar Laban-in rrëxoi Qeverinë Hoti (2020) porse e mirëpritën verdiktin.
3.
Tash, çka?
Radomir Laban-it po i bâhet presion për me dhânë dorëheqje (ose munet me u arrestu!?) dhe me u nxjerrë jashtë funksionit Gjykata Kustetuese (metët me gjashtë gjykatës e duhet me i pasë nândë, për vendimmarrje shtatë;) njâjt sikur ishte shantazhu ma parë Duda Balje (tu përmend informata të klasifikueme) që publiku nuk munet me i pasë, porse Prokuroria, nji ditë munet me i pasë!?
Partia shtet mësynë që Programi i VVsë me zâvendsu Kushtetutën, rendin e ligjin turmat, policinë, prokurorinë e gjyqsorin falangat e Dejona Mihajlit.
Lë të zgjedhin qytetarët.
Radomir Laban, nëse âsht i pashantazueshëm (i paçtë) duhet me e paditë Presidenten e shtetit në gjykatë për shkelje të Kushtetutës (Neni 24: Barazia para ligjit;)
4.
Publikun e gjânë kosovar e kam vù në dijeni me nji paralajmin të hershëm, porse maqineria göebelsiane e Lëvizjes Vetëvendosje më ka linçu e denigru në publik, ndërsa institucionet tjera e edhe Presidentja, e kanë neglizhu, kurse partitë politike dhe shoqnia civile kanë ra në agjendat e Albin Kurtit që moti!?
Tash metët si opsion me e nalë shthurrjen institucionale, rezistenca paqësore qytetare dhe partitë tjera, shoqnisë civile dhe si dhe veprimet nga prizmi i patriotizmit kushtetues i Prokurorisë së shtetit.
Vetëm dhuna përjashtohet, ajo i konvenon Kurtit për me e legjitimu anarkinë.
Demokracia liberale nuk ka alternativë.
Shteti i Kosovës âsht kriju me vullnetin e Perëndimit dhe nëse bjen, konteksti ndërkombëtar e vulos mosngritjën e tina përsëdyti!
PS
Amerikë, help my nation.
Save the Kosovë state.