Mbi cinikët, serhirxhinjtë, nihilistët, sabotatorët e naivët dhe raportin e tyre me lirinë

Nëse është “blerë” liria, ajo është “blerë” me gjakun e dëshmorëve, por edhe shkathtësinë e largpamësinë për të krijuar aleancat e duhura në planin ndërkombëtar në kohën e duhur.
Valon Murati
Loading Icons...
test12

Mbi cinikët, serhirxhinjtë, nihilistët, sabotatorët e naivët dhe raportin e tyre me lirinë

Valon Murati
Loading Icons...

Cinikët e sehirxhinjtë e përjetshëm, nihilistët e sabotatorët, e naivët të ndikuar nga gjithë këta, diku me zë të lartë, e më shumë me të ultë po mundohen të përhapin fjalën se James Rubini u paska paguar për dëshminë e tij.

Sigurisht të gjithë këta për hesape të veta, e kanë përqeshur dhe vazhdojnë ta përqeshin luftën çlirimtare dhe bartësit e saj. Natyrisht, të gjithë e bëjnë këtë nga komoditeti i lirisë që erdhi si rezultat i kësaj lufte.

Por liria nuk është blerë dhe as blihet me para, ndonëse ato kanë qenë e janë të rëndësishme. Ajo ka ardhur si rezultat i përpjekjeve dhe angazhimit gati një shekullor të djemve dhe vajzave më të mira të popullit shqiptar, e që kulmoi me luftën çlirimtare të prirë nga UÇK-ja.

Ajo ka ardhur si rezultat i vendosmërisë për sakrificën supreme të idealistëve që këtij populli asnjëherë nuk i munguan. Po të ishte për cinikët, sehirxhinjtë, nihilistët, sabotatorët, e ata që historikisht kanë arsyetuar çdo bashkëpunim me pushtuesin në njërën anë, e kanë fajësuar çdo përpjekje të idealistëve në anën tjetër, Kosova do të vazhdonte të lëngonte nën robëri.

Nëse është “blerë” liria, ajo është “blerë” me gjakun e dëshmorëve, por edhe shkathtësinë e largpamësinë për të krijuar aleancat e duhura në planin ndërkombëtar në kohën e duhur.