Sport

Operohet titullari i Milan-it, do të mungojë gjashtë muaj


Milan-i konfirmoi se Ismael Bennacer i është nënshtruar një operacioni në gju dhe do të qëndrojë jashtë fushës për të paktën gjashtë muaj.

Algjeriani pësoi një lëndim në gju në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Inter-it javën e kaluar. Ai iu nënshtrua një operacioni në gju mëngjesin e së martës.

“AC Milan njofton se Ismaël Bennacer iu nënshtrua një operacioni në gjurin e tij të djathtë në Lyon këtë mëngjes”, thanë kuqezinjtë në një deklaratë zyrtare.

“Operacioni u krye me sukses nga Dr. Bertrand Sonnery Cottet në prani të mjekut të klubit të AC Milan, Dr. Stefano Mazzoni. Koha e rikuperimit vlerësohet të jetë të paktën gjashtë muaj”, thuhet në deklaratën e kuqezinjve.

Pra Bennacer do të jetë një mungesë e madhe për kuqezinjtë në pjesën e mbetur të sezonit, por edhe në fillimin e të tjetrit.

Mesfushori algjerian deri më tani ka pasur 40 paraqitje në të gjitha garat me fanellën e Milan-it, prej të cilave ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar dy asistime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore