Lajme

Operacioni special rus do të përfundojë pa dyshim, thotë Peskov


Sekretari i shtypit i Presidencës ruse, Dmitry Peskov, deklaroi se pushtimi rus i Ukrainës do të vazhdojë derisa “të arrihen të gjitha qëllimet”.

“Operacioni special rus, pa dyshim, do të përfundojë kur të arrihet qëllimi i tij. Nuk ka afate të qarta kohore, gjëja kryesore është efikasiteti”, theksoi Peskov përpara vizitës së Putin-it në Iran.

Ai shtoi se aktualisht nuk bëhet fjalë për mundësinë e rifillimit të negociatave me Ukrainën.

Sanksionet, sipas tij, kundër Rusisë “filluan të vendoseshin shumë përpara operacionit special” dhe ky është “çmimi i Rusisë për sovranitetin”.

“Iran-it nuk i është shtuar tjetër sanksion prej më shumë se një dekade dhe autoritetet tashmë janë përshtatur mirë me zhvillimin dhe përmirësimin e mirëqenies së popullit të tij. Çdo gjë që nuk na vret vetëm na bën më të fortë”, citoi Peskov.

Presidenti rus Vladimir Putin do të vizitojë Teheran-in më 19 korrik, ku do të zhvillojë bisedime me liderin iranian Ebrahim Raisi.

Ai pritet të ketë edhe një takim dypalësh me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Gjithashtu, është planifikuar një samit trepalësh i krerëve të tre vendeve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore