
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, homologu i tij nga Maqedonia e Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kanë nënshkruar marrëveshjet në kuadër të nismës rajonale të kurorëzuar “Open Balkan”, në samitin e tretë që po zhvillohet në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.
Të parët që hodhën firmat në marrëveshjen, për lehtësimin e lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave dhe tregut të punës ndërmjet tre vendeve, ishin pikërisht tre krerët e tre shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Pra, midis Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut kalimi i qytetarëve dhe mallrave do të jetë tërësisht i lirë.
Ndërsa më 1 janar të vitit 2023, nuk do të ketë më kufij mes tre shteteve dhe nuk do të ndalohet më askush.
Në kuadër të kësaj nisme u nënshkrua edhe marrëveshja për ndërlidhjen e skemave të identifikimit elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.
Më pas, tre liderët jua lanë vendin ministrave përkatës të të tre vendeve për të nënshkruar marrëveshjet me njëri-tjetrin.
Përkatësisht ishin ministrat e Bujqësisë për bashkëpunimin në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe fitosanitare në Ballkanin Perëndimor.
Ministrat e Ekonomisë së Serbisë dhe Shqipërisë hodhën firmat në marrëveshjen për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – sigurim dhe siguri (AEOS).
Kjo e fundit u nënshkrua edhe ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë.
Gjatë samitit u mbajt Forumi Rajonal për Bujqësi dhe Bashkëpunim Rajonal.
Zaev dhe Vuçiç u pritën në Pallatin e Brigadave nga i zoti i shtëpisë, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama.
Kryeministri shqiptar ishte i pari që mbajti fjalën në tryezën e përbashkët. Ai u pasua nga i pari i Serbisë dhe më pas fjalën e mori i pari i Maqedonisë së Veriut.
Pas tyre, mbajti fjalën e tij edhe komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Izraeli nuk mund të kryejë “dënim kolektiv” të njerëzve në Gaza, thotë Lavrov
-
Reshje shiu dhe dëbore në Shqipëri, Balla apel qytetarëve: Qarkulloni me kujdes
-
Studimi gjenetik zbulon prejardhje të fortë sllave te bullgarët, rumunët dhe kroatët në të gjithë Ballkanin
-
Briken Calja ‘rrëmben’ medalje në Katar