Pajisje

OnePlus me gjurmues fitnesi


OnePlus, kompania kineze e smartphone-ve, ka bërë me dije hedhjen në treg të gjurmuesin e saj të parë të fitnesit.

I quajtur Band, gjurmuesi disponon matës të rrahjeve të zemrës dhe oksigjenit në gjak. Ai ofron gjithashtu monitorim të gjendjes fizike edhe gjatë gjumit.

The Verge, agjensi e lajmeve teknologjike, bën me dije se pajisja fillimisht do të jetë e pajtueshme vetëm me Android dhe se “pajtueshmëria me iPhone do të shtohet më vonë”.

Band përfshin një ekran OLED drejtkëndësh 11 inç me rezolucion 126×294, si dhe rripin e orës. Njëkohësisht, blerësit do të kenë mundësinë të zgjedhin mes tre ngjyrave, të zezë, të kaltër dhe portokalli.

Gjurmusi i fitnesit Band është rezistent ndaj ujit deri në 50 metra thellësi për 10 minuta. Rëndësi të veçantë ka edhe bateria e pajisjes 100mAh e cila mundëson deri në dy javë rezistencë.

OnePlus Band do të jetë i disponueshëm në Indi brenda muajit janar dhe do të kushtojë rreth 34 dollarë./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore