Pajisje

OnePlus 12 prezantohet më 5 dhjetor


OnePlus ka njoftuar zyrtarisht se po afrohet data e publikimit të telefonit të tyre të ri të mençur, i njohur si OnePlus 12. Ky model do të lansohet në Kinë më 5 dhjetor.

Ky model do të jetë i disponueshëm në tre ngjyra të ndryshme – të bardhë, gjelbër dhe të zezë, duke sjellë një larmi të mundësive për përdoruesit.

Në një video të publikuar nga kompania, OnePlus 12 shfaqet, duke treguar detaje të dizajnit dhe pamjen e përgjithshme të telefonit.

Në këtë video, shikuesit mund të shohin se dizajni i këtij modeli është i ngjashëm me versionin e kaluar, OnePlus 11, duke ruajtur elementët e njohur të elegancës dhe cilësise së lartë.

Në lidhje me karakteristikat e kamerës, OnePlus 12 vjen me sensorë RGB dhe 3D ToF, së bashku me një blic LED për të siguruar cilësinë më të mirë të imazheve dhe video-ve.

Kompania OnePlus vazhdon traditën e inovacionit dhe zhvillimit të produkteve të avancuara në fushën e telefonisë celular.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore