Lajme

Omicron ‘ndryshon rregullat’, Norvegjia në bllokim të pjesshëm


Kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Stoere, të hënën e 13 dhjetorit ka deklaruar se do të forcojë më tej kufizimet dhe do të përshpejtojë vaksinimin në një përpjekje për të kufizuar një rritje të pritshme të variantit Omicron të coronavirus-it.

“Nuk ka dyshim – varianti i ri ndryshon rregullat. Kjo është arsyeja pse ne duhet të veprojmë shpejt dhe ne duhet të veprojmë përsëri”, tha Stoere në një konferencë shtypi.

Duke prezantuar raundin e katërt të masave brenda dy javësh, qeveria njoftoi shërbimin e alkoolit në bare dhe restorante, mbyllje të palestrave dhe pishinave për shumicën e përdoruesve dhe rregulla më të rrepta në shkolla.

Britania regjistroi gjatë kësaj dite vdekjen e parë të konfirmuar publikisht globalisht nga virusi që përhapet me shpejtësi.

Kufizimet e reja të Norvegjisë mund të vënë në dyshim planin e bankës qendrore për të rritur normat e interesit më vonë këtë javë. Monedha e kurorës u dobësua me 0.9% gjatë ditës pasi u shfaqën lajmet për masat e reja.

Për të përshpejtuar vaksinimin me doza përforcuese, qeveria tha se forcat e armatosura, si dhe farmacitë, do të ndihmojnë në fushatën e vaksinimit.

Qeveria shtoi se në të njëjtën kohë, karantina do të zbatohet më gjerësisht.

Norvegjia po vendos nivele rekord si për sa i përket infeksioneve të reja COVID-19 ashtu edhe shtrimeve në spital, pjesërisht për shkak të përhapjes së Omicron, i cili pritet të bëhet varianti dominues në ditët në vijim.

“Mungesa e veprimit tani mund të çojë në pasoja të mëdha negative për shoqërinë, jo vetëm për shërbimet shëndetësore dhe komunat”, tha Instituti Norvegjez i Shëndetit Publik (FHI).

Kjo e fundit e ka përmbyllur se nëse nuk vendosen masa efektive, kombi me 5.4 milion njerëz rrezikon të ketë nga 90 mijë deri në 300 mijë raste të reja COVID-19 në baza ditore nga fillimi i janarit.

Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Britani ka dalë në rezultatin se një dozë e tretë përforcuese jep rreth 70% deri në 75% mbrojtje kundër infeksionit simptomatik me Omicron.

Megjithatë, ekspertët mjekësorë kanë frikë se virusi nuk mposhtet nga vaksinat aktuale. Raportet paraprake kanë sugjeruar se marrja e një vaksine përforcuese ndihmon në mbrojtjen kundër tij.

Varianti i ri COVID, i zbuluar më 26 nëntor, në Afrikën e Jugut, mbart një “numër jashtëzakonisht të lartë” mutacionesh dhe mund të nxisë valë të mëtejshme sëmundjesh.

I quajtur B.1.1.529,  varianti i ri numëron 32 mutacione në proteinën spike, pjesa e virusit që përdorin shumica e vaksinave për të nxitur sistemin imunitar kundër COVID-it.

Mutacionet në proteinën spike mund të ndikojnë në aftësinë e virusit për të infektuar qelizat dhe përhapjen, por gjithashtu e bëjnë më të vështirë për qelizat imune të sulmojnë patogjenin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore