Lajme

Omicron: Izraeli ndalon udhëtimet drejt SHBA-ve, Kanadasë dhe 8 vendeve të tjera


Qeveria e Izraelit, të hënën e 20 dhjetorit, ka ndaluar udhëtimet në dhjetë vende të reja, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Kanadanë dhe Gjermaninë, pasi numri i përgjithshëm i rasteve me Omicron në vend arriti në 175.

Kabineti i Izraelit zgjeroi listën e të ashtuquajturave “vendet e kuqe”, ku përfshiu SHBA-të, Kanadanë, Italinë, Gjermaninë, Belgjikën, Hungarinë, Marokun, Portugalinë, Turqinë dhe Zvicrën. Kjo masë do të hyjë në fuqi të martën në mesnatë.

Udhëtimi drejt dhe nga të ashtuquajturat “vendet e kuqe” është shprehimisht i ndaluar, përveç nëse jepet leja nga një komitet i posaçëm. Ata që kthehen nga vendet e listës së zezë duhet të hyjnë në një karantinë shtatë-ditore.

Të dielën, 10% e udhëtarëve që fluturuan nga Miami, rezultuan pozitiv me COVID-19 – shumica e 17 rasteve të dyshuara ishin të infektuar me variantin Omicron.

Vlerësimet e paraqitura nga Ministria e Shëndetësisë së Izraelit të shtunën parashikuan që numri i rasteve të Omicron në Izrael do të arrijë në 400 deri në 600 gjatë javës së ardhshme – në dritën e numrit të rasteve që nuk mund të gjurmohen te njerëzit që udhëtuan jashtë vendit.

Nga ana tjetër, sipas një eksperti të sëmundjeve infektive në SHBA, Dr. Anthony Fauci udhëtimi i Krishtlindjeve do të rrisë përhapjen e variantit Omicron.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore