Oleksandr Usyk i hapur të kthehet në kategorinë deri në 90kg për t’u ndeshur me Canelo Alvarez
SHFLETO
Ardit Lipa
15.12.2021 11:30
Loading Icons...
Oleksandr Usyk ka pranuar që të garoj përsëri në peshën deri 90 kilogramë, për t’u përballur me Canelo Alvarez.
Mirëpo, ai këtë do ta bëj vetëm nëse tituj e peshave të rënda i mbesin ende në fuqi.
Usyk fitoi katër tituj të peshave të rënda në shtator pasi e mposhti Anthony Joshua-n në Londër.
Joshua e ka shfrytëzuar të drejtën për të thirrur ndeshjen tjetër pas humbjes, me një luftë të dytë mes garuesve që me shumë mundësi do të zhvillohet në pranverë – edhe pse ritakimi ende nuk është bërë zyrtar.
Zëra për një luftë mes ish-kampionit të padiskutueshëm Usyk, dhe Alvarez kanë ardhur pasi meksikani zyrtarizoi ngjitjen e tij në peshat deri 90 kg.
Alvarez pritet që të ndeshet me kampionin e WBC, Ilunga Makabu.
Usyk tha se “po, mund të ndeshem me të deri në peshat 90kg”, për ndeshjen me Alvarez, por ai ka vetëm një kusht, “t’i mbajë titujt në peshat e rënda”.
“Atëherë shkoj të ndeshem me të dhe pastaj do të kthehem në peshat e rënda”.
Usyk ishte kampion i padiskutueshëm i peshave deri 90kg në vitin 2018 – ai e mbrojti këtë titull njëherë, para se të ngjitej në peshat e rënda vitin tjetër.
Ukrainasit iu deshën vetëm dy ndeshje në peshën e tij të re që të siguronte ndeshjen me Joshua-n – të cilin arriti ta mposhtë duke siguruar titujt vetëm në luftën e tij të tretë.
Alvarez u bë i pari kampion i padiskutueshëm i peshave ‘super’ të mesme muajin që shkoi, kur shtoi ripin e fundit në koleksion duke mposhtur Caleb Plant-in.
31-vjeçari është i pamposhtur në 16 luftat e tij të fundit.