Lajme

Oficeri i IRGC-së vritet jashtë shtëpisë së tij


Oficeri i Gardës Revolucionare iraniane, Qasem Fatahallahi u qëllua për vdekje jashtë shtëpisë së tij në Teheran.

Lajmi u bë i ditur nga agjencitë iraniane.

Vrasja u quajt një “akt terrorist” nga qeveria iraniane.

Fatahallahi u qëllua me katër plumba, u rrëzua dhe vdiq.

Kujtojmë që të martën, Irani shënon tre vjet nga vrasja e ish-komandantit të Gardës Revolucionare, Qasem Soleimani.

Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian kërcënoi se do të hakmerrej për Soleimani-n dhe u zotua se do të vazhdojë të punojë për “arritjen e drejtësisë dhe ndëshkimin e autorëve të vrasjes amerikane”.

Sipas tij, “të gjitha dokumentet e hetimit të rastit të atentatit janë mbledhur dhe tani janë vetëm në pritje të një deklarate zyrtare nga qeveria irakiane, se gjenerali Soleimani ishte i ftuari zyrtar i saj në kohën e atentatit”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore