Kosova

Oficeri i FSK-së për TRT: Kemi shpëtuar shumë njerëz deri tani, dashtë zoti do shpëtojmë edhe shumë të tjerë


Egzon Syla, oficer i FSK-se ne Turqi

Ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë dëshmuar të suksesshëm edhe në Turqi duke qenë një nga ekipet më efikase në shpëtimin e personave të mbetur nën rrënoja pas tërmetit shkatërrues.

Njërin prej tyre e ka intervistuar edhe Radio Televizioni më i madh në Turqi TRT.

Egzon Syla, oficer ushtarak, ka treguar për TRT rrugëtimin e tyre në shpëtimin e personave në Turqi.

Me një turqishte të rrjedhshme Syla tregon për aktivitetin e ekipeve të FSK-së.

“Kemi ardhur nga Kosova me njësitin tonë ushtarak. Kur morëm lajmin të hënën u bëmë gati menjëherë me aprovimin e presidentes tonë”, tha fillimisht Syla.

“Kemi arritur pak vonë për shkak të trafikut ajror. Kemi dy ekipe të kërkim-shpëtimit, kemi gjithashtu ekipin e qenve K-9. Jemi edhe me ekipin e doktorëve, aktualisht po punojmë me ekipin turk dhe ata na kanë ndihmuar shumë”.

Syla deklaroi për TRT se deri më tani “kemi shpëtuar shumë njerëz dhe po vazhdojmë edhe sot”.

“Jemi vërtetë të mërzitur për këtë tragjedi dhe shpresoj se do bëjmë më të mirën e mundshme. Trupat tona kanë bërë kërkim-shpëtim në Shqipëri dy herë në situata të ngjashme, kemi shumë eksperiencë”.

Eksperinca në Shqipëri Syla tha tu ketë ndihmuar shumë edhe në Turqi.

“Dashtë zoti do ta përballojmë suksesshëm edhe këtë situatë”, përundon intervista e shkurtër e Sylës.

Videoja e ushtarit të FSK-së e shpërndarë në rrjetin social të televizionit ka marrë shumë pëlqime e komente pozitive.

Ata janë falënderuar nga qytetarët turq për angazhimin e paepur dhe ndihmën që kanë ofruar.

Mbi 24 mijë viktima nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore