Lajme

OBSH: Nevojitet armëpushimi dhe aksesi i plotë në ndihmë në Gaza


Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka paralajmëruar për “zi urie të afërt” në Rripin e Gazës.

Kjo, për shkak të “bombardimeve të vazhdueshme” nga forcat izraelite.

“Mbroni spitalet në mënyrë që mjekët të mund të kujdesen për pacientët që vuajnë nga uria, sëmundjet dhe lëndimet”, ka theksuar Ghebreyesus.

Po ashtu ai ka drejtuar thirrje për “një armëpushim dhe akses të plotë humanitar” në enklavën palestineze.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore