Bota

OBSH-ja heton tregun e Wuhan, vendi ku u shfaq Covid-19


Një grup ekspertësh i udhëhequr nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) kanë vizituar tregun Huanan, për të hetuar origjinën e Covid-19, qendrën ku u shfaq për herë të parë Coronavirus-i.

Ekipi ka vizituar spitale dhe tregje, si dhe një ekspozitë që përkujton betejën e Wuhan-it me virusin, e cila izoloi qytetin për 76 ditë.

OBSH-ja njoftoi të premten se, vizitat e organizuar nga mikpritësit kinezë, do të jenë të kufizuara për shkak të masave parandaluese ndaj Coronavirus-it.

Hyrja në tregun Huanan, të prodhimeve të detit, është kufizuar në fillim të vitit të kaluar, pasi katër persona rezultuan të prekur nga një virus i panjohur.

Ekspertët thonë se tregu Huanan ende luan rol kryesor në zbulimin e origjinës së virusit, pasi grupi i parë i rasteve u identifikua atje.

Hetimi i udhëhequr nga OBSH-ja në Wuhan është përfshirë nga vonesat, shqetësimet mbi aksesin dhe grindjet midis Kinës dhe Amerikës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) akuzuan Kinën vitin e kaluar, për fshehjen e rasteve fillestare të virusit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore