Art&dizajn

Obama nominohet për çmim “Grammy”


Barack Obama - Ish president i SHBA-ve

Obama dhe ikona e muzikës pop, Taylor Swift, tashmë kanë një të përbashkët – ata janë të nominuar për të fituar nga një çmim në “Grammy”.

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama është mes personalitetesh publike të nominuar për një çmim “Grammy”, në ceremoninë e ardhshme të këtij evenimenti.

Obama është nominuar në kategorinë e  “Albumit më të mirë të folur” falë versionit të librit audio të librit të tij të vitit 2020 – “A Promised Land”.

Libri “A promised land” i Barack Obamas.

Një fitore e Obamës në “Grammy”, kësaj radhe do të shënonte herën e tretë që e ai e rrëmben këtë çmim. Të njëjtin çmim, Obama, e kishte fituar edhe në vitin 2006 dhe përsëri dy vjet më vonë, në vitin 2008.

Dy prej të nominuarve të tjerë në këtë kategori janë edhe komediani kontrovers, Dave Chappelle dhe poeti, Amir Sulaiman, të cilët fituan një nominim për specialen e tyre të Netflix të fokusuar te George Floyd, “8:46”.

Vendimi për të nominuar Chappelle, pavarësisht faktit batutave të tij kundër personave transgjinorë, sigurisht që do të ketë reagime, por komediani nuk është e vetmja figurë problematike që Akademia ka zgjedhur për të nominuar

Nominimi i Obamas është mirëpritur nga ndjekësit e tij në rrjetet sociale, gjë që nuk ndodhi me Taylor Swift, e cila vitin 2021 e ka cituar si një nga më të suksesshmit në karrierën e saj muzikore.

Taylor Swift.

Por, suksesi i madh që arriti albumi “Evermore”, u shpërblye me vetëm një nominim në “Grammy” dhe kjo ka bërë që shumë fansa në rrjete sociale të shprehin zhgënjimin e tyre për “mospërfilljen” e numrave dhe kopjeve të shitura të albumit.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore