Lajme

Obama do festojë 60-vjetorin, në ishullin e bukur Martha’s Vineyard


Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Barack Obama, do të festojë 60-vjetorin, në ishullin e bukur Martha’s Vineyard, këtë fundjavë, ndërsa rastet e virusit Delta janë shtuar.

“The Washington Post” raporton se familja e Obamës ka kërkuar që të gjithë pjesëmarrësit të vaksinohen.

“Presidenti Biden nuk do të marrë pjesë në takimin, ku pritet të mblidhen miqtë e famshëm në pronën afro 30 hektarë pranë oqeanit”, tha një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë për Axios.

“Ne të gjithë duam të jemi përsëri me familjen dhe miqtë tanë, dhe mënyrat më të mira për ta bërë këtë është marrja e vaksinës sapo të jetë e disponueshme”, është shprehur Michele Obama.

Pavarësisht qëndrimeve të tyre publike për të çuar përpara sigurinë e shëndetit publik, festimet e ditëlindjes kanë tërhequr kritika nga zërat e njohur, siç janë shkrimtarët Brent Bozell dhe Jim Hanson, të cilët e kanë quajtur festën element “super përhapës”.

Bëhet fjalë se 475 persona do të marrin pjesë në festë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore