Film

“O Albin” qe 30 ditë – protesta e regjisorit që do vazhdojë “deri në pafundësi”


Regjisori, Sokol Plakolli duke protestuar

Regjisori, Sokol Plakolli, për plot 1 muaj është duke protestuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Plakolli, për çdo ditë vjen para objektit të qeverisë. Zbathet. Dhe fillon protestën e tij unike duke bërtitur për padrejtësitë që thotë se iu bën në një konkurs.

Bëhet fjalë për konkursin publik për pozitën e Udhëheqësit Artistik të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Pozitë kjo e cila vazhdon të mbetet e hapur që nga viti 2019 pasi konkursi është anuluar 7 herë.

Për regjisorin, edhe Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, mbanë përgjegjësi penale, ngase nuk është hera e parë që ai mbyll sytë para shkeljeve ligjore.

Plakolli bën të ditur se do të vazhdojë të protestojë derisa të marrë një përgjigje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore