Sport

Nuri Sahin dëshiron të mbajë Fullkrug në Dortmund


Niclas Fullkrug

Trajneri i Borussia Dortmund-it, Nuri Sahin, ka insistuar se Niclas Fullkrug është pjesë e planeve të tij pavarësisht ardhjes së Serhou Guirassy.

Fullkrug është lidhur me një largim nga Dortmund, me Milan dhe Atletico Madrid në mesin e klubeve të interesuar për të.

Ardhja e Guirassy nga Stuttgart-i ka shtuar spekulimet rreth të ardhmes së Fullkrug, por trajneri i Borussia Dortmund-it, Sahin këmbëngul se 31-vjeçari është pjesë e planeve të tij.

“Fullkrug e di se çfarë mendoj unë për të. Ne patëm shumë kontakte gjatë verës”, tha Sahin për “Sky Germany”. “Ai e di se sa shumë e vlerësoj.

“Niclas Fullkrug dhe Serhou Guirassy luajnë një rol qendror në planet e mia”, vijoi ai.

Sahin shtoi se Fullkrug është i rëndësishëm jo vetëm për cilësitë e tij sportive, por edhe si lider.

“Një staf stërvitor i vetëm nuk mund të ruajë kulturën dhe standardet e një ekipi”, tha ai.

“Është përgjegjësi e ekipit, interpretuesve dhe drejtuesve më të mirë, që të japin rezultate në baza ditore. Ky është themeli i punës sonë. Unë pres që Niclas Fullkrug dhe të tjerët të udhëheqin”, përfundoi trajneri i ri i Dortmund-it, Sahin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore