
Një tjetër serë e kultivuar me lëndë narkotike të llojit kanabis sativa është gjetur në Malësinë e Madhe, ku sipas një njoftimi zyrtar nga Policia e Shtetit, 116 bimë janë asgjësuar.
Ky aksion është një vazhdën e një megaoperacioni të madh në gjithë vendin, ku dhjetëra mijëra rrënjë kanabisi janë asgjësuar në muajin e fundit.
Rasti i radhës i evidentuar ka qenë pikërisht ai në Vukpalaj të Malësisë së Madhe, ku një prej autorëve të dyshuar për mbjelljen e tyre është kapur në flagrancë.
Një tjetër ndërkaq, është shpallur në kërkim pasi mendohet se është bashkëpunëtor në ngjarje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Megaoperacioni anti-kanabis: Sasi të mëdha droge asgjësohen në Velipojë, Lezhë, Krujë dhe Mat
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Shtëpia e Bardhë e shqetësuar me dislokimin e trupave serbe pranë kufirit: Të gatshëm t’ia sigurojmë burimet KFOR-it
-
Suficiti buxhetor i Shqipërisë trefishohet në tetë muajt e parë të 2023-it
-
The Times: Trupat britanike në gatishmëri për të ulur tensionet në mes të Kosovës dhe Serbisë
-
Shtetet e Bashkuara i treguan “kufijtë” Serbisë, përmes të gjitha rrugëve diplomatike