Shqipëria

Nuk ka shtetas shqiptarë të lënduar në Izrael pas sulmeve të Hamasit, MEPJ nxjerr udhëzimet për ndihmë


Sipas Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, nuk ka asnjë shtetas të lënduar nga ngjarjet e fundit tronditëse në Izrael, ku grupimi i militantëve të Hamasit ka sulmuar jugun e Izraelit dhe i ka shpallur luftë shtetit hebre.

Në bazë të njoftimit nga MEPJ, situata po monitorohet imtësisht dhe për këto që ka nevojë për ndihmë, është ofruar edhe një numër telefoni me udhëzimet përkatëse.

“Të gjithë qytetarët shqiptarë në Izrael, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe të kontaktojnë për çdo rast me Ambasadën Shqiptare në Izrael në numrin e kontaktit +972 54-4806601”, thuhet në njoftimin për media.

Izraeli nis operacionin “Iron Swords”, pas inkursionit ushtarak të Hamasit

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore